E frikshme: Zjarrfikësi bie nga kulmi, në mes të flakëve (Video)

Derisa po mundohej të shuante flakët e një shtëpie, kulmi poshtë këmbëve të zjarrfikësit u shemb dhe ai bie brenda flakëve.

 Rreth 80 për qind e trupit të zjarrfikësit është përfshirë nga flakët, ndërsa mushkëritë i janë ngulfatur nga gazrat toksike që ai i kishte marrë derisa u shpëtua nga kolegët e tij.

Atë e kanë futur menjëherë në ujë të ftohtë, e më pas e kanë dërguar në spitalin e qytetit Fresno në Kaliforni, transmeton Telegrafi.

Ekipet e mjekëve janë duke bërë të gjitha intervenimet e mundshme, por shanset që ai të ketë shëndet të plotë janë të vogla.

Burri që mbetet i paemëruar, ka rreth 25-vjet përvojë pune, ndërsa është i martuar dhe ka një vajzë.


Shperndaje në Google Plus

About Admin

www.shqip-risi.blogspot.com
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment