Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka akuzuar kombëtaren e Kilit se po aplikon taktika të UFC-së, (Kampionati i përleshjeve ekstreme) për ta ndaluar atë.
Brazili e mposhti Kilin me rezultat minimal 1-0 në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Emirates Stadium, ndërsa momenti më i përfolur i ndeshjes ishte ndërhyrja e ashpër që e bëri mesfushori i Kilit, Gary Medel, në sulmuesin brazilian.
Medel së pari e rrëzoi në tokë sulmuesin brazilian, ndërsa duke u larguar e shkeli atë me këmbë, gjë e cila nxiti reagimin e Neymarit.
“Kjo nuk ishte ndeshje futbolli. Ne kemi ardhur për futboll këtu, e jo për UFC. Gjyqtari i ndeshjes është aty për t’i ndaluar këto gjëra që të ndodhin, ndërsa aty ishin katër gjyqtarë dhe asnjëri nuk pa asgjë. Si duket ne duhet të vuajmë. Unë vuaj shumë në lojë”, ka reaguar ashpër Neymar.
Ndërsa, në anën tjetër, Medel ka thënë se ai vetëm po aktron.
“Ndërhyrjet janë normale në ndeshje. Disa lojtarë aktrojnë sikur në teatër, disa tjerë luajnë futboll. Është për të ardhur keq që jo të gjithë përshtaten me këtë lojë”, ka thënë Medel.
- Blogger Comment
- Facebook Comment
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)

0 comments:
Post a Comment