Pato pranon: Mund të shkoj te Interi

Ish-sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka pranuar se mund t’i bashkohet rivalit milanez, Interit.

Reprezentuesi brazilian kaloi pesë vjet te “Rossonerët” para se të transferohej në Corinthians në vitin 2012 pas një serie lëndimesh.

Pato momentalisht është i huazuar te Sao Paolo, ku ka rikthyer formën, ndërsa tash thotë mund të rikthehet në Evropë.

Ai thuhej se ishte afër transferimit te Interi edhe gjatë sezonit të kaluar, ndërsa tash pranon se një kalim i tij në Itali gjatë verës është i mundshëm.

“Interi? Është skuadër e madhe. Në futboll, kurrë s’i dihet”, ka thënë Pato për Sky Sport 24.
Shperndaje në Google Plus

About Admin

www.shqip-risi.blogspot.com
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment