QKUK-ja, 1.3 milion euro blerje, pa tenderë publikë

Vetëm gjatë vitit 2013 dhe 2014 Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka kontraktuar punë dhe ka bërë porosi ilaçesh dhe materialesh shpenzuese në vlerë prej hiç më pak se 1.3 milion eurosh, duke ndjekur procedurat e kuotimeve dhe pa shpallur fare tenderë publikë në 209 raste.

Të gjitha blerjet dhe kontratat janë bërë duke ndjekur procedurën e blerjes përmes ofertave në vlerë deri në 10 mijë euro, për çka, burimet e gazetës në QKUK, thonë se kanë ngritur dilema për korrupsion të Zyrës së Prokurimit, edhe tek menaxhmenti aktual i Shërbimit Klinik Spitalor Universitar (SHSKUK) që ka kërkuar ndërprerjen e këtyre procedurave të mbyllura të Prokurimit.
Shperndaje në Google Plus

About Admin

www.shqip-risi.blogspot.com
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment