Rodgers: Sterling nuk largohet

Brendan Rodgers ka insistuar se Raheem Sterlingu nuk do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni dhe beson se klubi i tij nuk mund të krahasohet me Arsenalin.
Në një intervistë për BBC-në, Sterling pohoi se ka refuzuar kontratën e re të Liverpoolit dhe pranoi se është i lumtur me raportimet që e lidhin atë me një transferim te Arsenali.

Por Rodgers është i mendimit se Liverpooli nuk është i shqetësuar me situatën e 20-vjeçarit dhe ka thënë se Arsenali nuk mund të krahasohet me sukseset e ekipit nga Anfieldi.

“Intervista na ka befasuar të gjithëve”, ka thënë Rodgers. “Ai është lojtar i ri i cili po mëson, si jashtë ashtu edhe brenda fushës. Ju bëni gabime në jetën tuaj, sidomos kur jeni i ri”.

“Raheemi tha se synon të fitojë trofe dhe të jetë i suksesshëm. Arsenali është klub i madh, por ky është Liverpooli. Ky klub është njëri nga superfuqitë në botën e futbollit. Nëse nuk e shesim një lojtar, nuk e shesim”.
Shperndaje në Google Plus

About Admin

www.shqip-risi.blogspot.com
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment