Bale: Jemi në pozitë të mirë për tu kualifikuar
Superylli i Real Madridit, Gareth Bale ka thënë se Uellsi tashmë është në një pozitë shumë të mirë për tu kualifikuar në Euro 2016, pas fitores së arritur kundër Izraelit.
Uellsi kaloi në vendin e parë të Grupit B, pas fitores së madhe të arritur kundër Izraelit.
Bale, ka thënë se Kombëtarja e tij tash është në një pozitë të mirë për tu kualifikuar në Euro 2016.
“Ne e kemi ditur sesa ndeshje e madhe ishte ajo. Ishte një ndeshje për vendin e parë të Grupit”, tha Bale pas takimit.
“Tani, ne jemi në një pozitë shumë të mirë. Kemi bërë gjysmën e rrugë, pasi kanë mbetur edhe shumë ndeshje deri në fund dhe gjithçka mund të ndodh”, përfundoi Bale.

0 comments:
Post a Comment