Kapiteni i aeroplanit i thërriste pilotit: Hape derën, për hir të Zotit!

Regjistrimet dramatike nga kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar të Germanwings kanë zbuluar përpjekjet e dëshpëruara të kapitenit për t’u kthyer në kabinë për të rimarrë kontrollin e fluturimit.

Në transkriptin e botuar sot nga Bild, zbulohet se kapiteni Sondheimer kishte kërkuar falje për vonesën që do të ndodhte për 26 minuta deri në Dusseldorf ku kishte pasur të mbërrinte aeroplani i rrëzuar.

Sipas transkriptove të nxjerra nga kutia e zezë, kapiteni Patrick Sondheimer i kishte bërtitur pilotit tjetër, Andreas Lubitz: “Hape derën për hir të Zotit”.
Sondheimer kishte shkuar në toalet dhe kur ishte kthyer në kabinën e pilotit nuk kishte pasur mundësi të hynte.

Anderas Lubitz nuk e kishte hapur derën dhe e kishte drejtuar aeroplanin drejt rrëzimit, shkruan DailyMail
Shperndaje në Google Plus

About Admin

www.shqip-risi.blogspot.com
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment