Grabovci: Gjykatës nuk i frikësohemi (Video)

Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka theksuar se Lista Serbe është mirë të kthehet sa më parë dhe të marrë përgjegjësi për jetën e qytetarëve. Ai gjithashtu ka thënë se PDK do ta votojë Gjykatën Speciale sepse është në interes të Kosovës.

Grabovci këto komente i ka bërë në emisionin politiko-satirik 'Rrokum Roll' në Televizionin Rrokum.

Ai ka thekuar se Ushtria e Kosovës tashmë është punë e kryer dhe presim që ligji të shkojë në Kuvend dhe gjithçka të kryhet me miratimin e tij në Kuvend.

Derisa për Gjykatën Speciale ka theksuar se Grupi parlamentar i PDK-së do të votojë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe asnjë deputet nuk i frikësohet kësaj gjykate. /Tv Rrokum/


Shperndaje në Google Plus

About Admin

www.shqip-risi.blogspot.com
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment