Një ueb-faqe e afërt me grupin turk të së majtës ekstreme, që po e mbante peng një prokuror në Stamboll, ka thënë në Twitter para pak çastesh se pengu është plagosur, ndërsa tre pengmarrësit e tij janë vrarë.
“Tre miqtë tanë janë qëlluar për vdekje”, shkruan në një postim në Twitter.
Verifikimi i kësaj informate nuk ka qenë e mundur aktualisht. Këto cicërima janë postuar menjëherë pasi u dëgjuan të shtëna në ndërtesë dhe dy auto-ambulanca u panë duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ka bërë me dije një dëshmitar i Reuters-it.
Ndiqeni LIVE kaosin në Turqi: Shpërthime dhe të shtëna në ndërtesën e gjykatës në Stambol (Video)
Në ndërtesën e gjykatës në Stamboll, ku pjesëtarët e grupit radikal majtist po e mbajnë peng prokurorin turk Mehmet Selim Kiraz, në orët e mbrëmjes janë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna, raportojnë agjencitë turke.
Reuters raporton se janë dëgjuar të shtëna dhe se nga ndërtesa po del tym, derisa AFP raporton se janë dëgjuar shpërthime.
Para ndërtesës janë pjesëtarët e forcave të sigurisë, kurse mjekët e Ndihmës së Shpejt janë parë në pjesën e pasme të ndërtesës së gjykatës.
Kanë filluar negociatat me rrëmbyesit e prokurorit!
Anëtarët e Partisë Revolucionare të Frontit Popullor sulmuan sot një gjykatë dhe morën peng prokurorin Mehmet Selim Kiraz.
Policia turke njoftoi se janë duke u zhvilluar negociatat me pengmarrësit, të cilët e mbajnë pengun në Stamboll, transmeton Telegrafi.
Grupi i ultra të majtëve kanë thënë në faqen e tyre në internet se dëshirojnë që polici që është përgjegjës për vrasjen e Berkin Elvan në protestat në Parkun Gezi të pranojë publikisht vrasjen e tij, si dhe të gjykohen nga “gjyqi i popullit” të gjithë policët e përfshirë.
Gjithashtu kanë kërkuar hedhjen poshtë të aktakuzës kundër pjesëmarrësve në protestë.
Berkin Elvan pasi u godit nga një kapsulë e gazit lotsjellës të lëshuar nga policia gjatë protestave të Parkut Gezi në Taksim të Stambollit me 16 qershor 2013, humbi jetën pasi ndenji 269 ditë në koma.
Për të ndjekur zhvillimet, minutë pas minute, klikoni KËTU
- Blogger Comment
- Facebook Comment
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)

0 comments:
Post a Comment