Icardi: Largohem nëse dëshiron Interi

I vetëm po mundohet që Interi të qëndroj në luftë për një pozitë që i dërgon në garat evropiane por e kotë.

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi mund të largohet nga skuadra italiane, pasi për të interesim kanë shfaqur shumë skuadra të ndryshme evropiane.

Por ka qenë vetë sulmuesi argjentinas, i cili ka konfirmuar se janë duke biseduar me klubin për kontratë e re por nëse Inter synon ta shesë ai do të largohet.

“Jemi në bisedime me klubin për kontratën e re dhe nëse arrijmë marrëveshje do të isha i lumtur. Kam kontratë me Interin edhe për tri vite dhe nuk do të ngutemi shumë”.

“Familja ime ndihet mirë në Milano. Unë gjithashtu jam i lumtur në këtë klub dhe në këtë qytet, por nëse Inter merr një ofertë të mirë dhe dëshiron të më shes atëherë do të largohem”, përfundoi Icardi.
Shperndaje në Google Plus

About Admin

www.shqip-risi.blogspot.com
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment