Mustafa: Basketbolli kosovar do të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare

Në takimin gjysmëfinale të Ligës Ballkanike mes Prishtinës dhe skuadrës maqedonase Kozhuv, në tribunë ishte edhe kryeministri Isa Mustafa.

Me të përfunduar takimi, me ç’rast “Plisat” siguruan fitore të thellë, Mustafa përmes Facebookut është shprehur i lumtur që Kosova do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, transmeton ‘koha.net.

“Mbrëmje e bukur. KB Sigal Prishtina me lojën që bëri tregoi kapacitetin dhe talentin e vendit tonë për basketboll. Jam shumë i lumtur që këtë talent do ta shfaqim edhe në arenën evropiane dhe botërore pasi anëtarësimi në FIBA ka krijuar kushtet që Kosova të ketë të drejtë si çdo vend i botës të garojë fer”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Shperndaje në Google Plus

About Admin

www.shqip-risi.blogspot.com
    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment